Mbrojtësi ligjor i ish zyrtares Alda Klosi, kundërshton masën e dhënë ndaj klientes së tij. Në një prononcim per mediat në përfundim të procesit, avokati Ilirjan Muho, u shpreh se dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi të cilën sot prokuroria po e përdor si ‘thembrën e Akilit’, është ndryshuar disa herë prej saj. Sipas tij Rozeta Dobi po synon të lehtësojë pozitën e djalit të saj në këtë vepër penale.

“Sa herë është pyetur ka dhënë version të ri. Në fillim se ka pranuar më pas e ka pranuar se e ka kryer bashkë me djalin.  Është një gënjeshtër, deklarim i pavërtetë.

Ka disa pyetje që u bënë në seancë dhe presim zbardhjen e vendimit.  Si është e mundur që pasaporta që i është dhënë për ta ruajtuar është hapur dhe hedhur në kazan. Është një deklaratë që bie në kundërshtim me djalin e saj. Ka një pyetje me rëndësi, nëse do ishte e vërtetë se mes Aldës e Rozetës do kishte marrëveshje si është e mundur që janë gjetur edhe sende të vjedhura në banesa të tjera?

Pra, janë deklarime që kemi të bëjmë me një personazh që ka një qëllim të caktuar. Të lehtësojë pozitiën e saj, se është e zënë me presh në dorë, dhe të përfitojë një pozitë më të lehtësuar.” u shpreh ai.

Ndër të tjera avokati mbrojtës I ish zyrtares Alda Klosi, sqaroi edhe orgjinën sipas tij të eurove të gjetura në shtëpinë e Alda Klosit.

“Në hetimet e deritanishme nga vëllai i saj dhe alda është paraqitur një kontratë huadhënie, me një person që kryen aktivitet të ligjshmë. Për nevoja të kurimit të xhaxhait të saj. Është parë mundësia për ta dëguar në SHBA, vuante me tumor. Për shkak se nuk është i siguruar atje shpenzimet mbuloheshin nga familja. Është larguar më 3 dhjetor në Amerikë, paratë iu kthyen Aldës, që të cohen në Amerikë me bankë.

Pamë deklaratën që Alda ka dhënë është e përciptë. Kemi debatuar gjatë me oficerin e policisë gjyqësore. Ajo i ka thënë më kanë humbur 120 mijë. Nuk është pyetur Alda Klosi për detaje.

Ka një kontradiktë mes saj e të vëllai, fakt që nuk është i vërtetë. Alda është pyetur çfarë të ka humbur. Lekët janë për xhaxhain, ai kishte nevojë për t’u kuruar në Amerikë,” tha ai ndërsa shtoi se sot organi i akuzës po përdor si thembrën e Akilit deklaratën e pastrueses Rozeta Dobi, deklaratë që sipas tij ajo mund të ndryshojë sërish për të lehtësuar pozitat e djalit të saj, gjithashtu në pranga.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re