Pas disa javësh izolim, tashmë me lehtësimin e masava nga situata e krijuar prej koronavirusit edhe qytetarët e Kosovës po dynden drejt plazheve shqiptare. Mëngjesin e kësaj të shtune rradhë të gjata janë vërejtur në pikën kufitare të Morinës. Temperaturat gjithnjë e në rritje kanë bërë që frekuentimi i plazheve të bëhet masiv. Janë të shumtë kosovarët të cilët zgjedhin bregdetin e Durrësit si destinacion për të kaluar fundjavat e tyre.
Deti është ai ç’ka të gjithë kanë nevojë për tu relaksuar në këto ditë të nxehta vere dhe sidomos pas një periudhe të gjatë izolimi dhe distancimi social në shtëpi. Siç tregojnë edhe pamjet e siguruara nga Faxweb rradhët e gjata kilometrike dëshmojnë qartë se sezoni turistik po fillon të gjallërohet.
/faxweb
