Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se eka nisur procedura për kalim të përshpejtuar në pikën doganore të Kakavijës.

 

Prej orëve të mëngjesit në këtë pikë kufitare ishin krijuar rradhë të gjata automjetesh që prisnin të futeshin në vendin tonë.

 

Ministria njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me fqinjët ndërsa pala greke ka marrë përsipër edhe shtimin e sporteleve.

 

 

Reagimi:

Pas informacioneve për rradhët e shtuara të automjeteve në kalimin nga Greqia për në Shqipëri, në pikën doganore të Kakavijës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës.

Pas kërkesës së palës shqiptare ndaj Ministrisë së Brendshme të Greqisë në pjesën greke nisi procedura e kalimit të përshpejtuar, një procedurë teknike që ka çuar në lehtësimin e lëvizjes. Ndërkohë autoritetet greke kanë marrë përsipër edhe shtimin e numrit të sporteleve.

Në pikën doganore ka mbërritu e edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për qarkut për palën greke.Aktualisht, situata po shkon drejt normalizimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re