Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy shtetas babë e bir, të cilët kanë dhunuar dhe rrahur dhëndrin dhe krushkun e tyre.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç.

Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e birë) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrin dhe krushku e tyre).

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb