Skip to content

Rrahu ‘barbarisht’ bashkëshorten, vlonjati i shpëton nga duart policisë kur efektivët mbërrijnë në banesë

Një rast flagrant i dhunës në familje është regjistruar ditën e sotme në Vlorë, ku një grua nga fshati Babicë ka denoncuar bashkëshorin për ushtrimin e dhunës  fizike ndaj saj.

Policia me marrjen e informacionit ka shkuar në banesë, por nuk ka mundur të ndalojë bashkëshortin dhunues. Ky i fundit sapo ka parë automjetet e policisë është larguar me vrap teksa policia është vënë në ndjekje, por pa mundur ta arrestojë.

Në zonë vijojnë kërkimet nga efektivët policorë për të bërë të mundur ndalimit e bashkëshortit agresor.

/faxweb