Një shqiptar është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet që në bashkëpunim me një tjetër bashkatdhetar kanë rrahur një 44 vjeçar biznesmen në zonën e Mykonos në vitin 2020.

Gati tre vjet pas rrahjes brutale të biznesmenit të njohur në Mykonos, Florios Asimomytis, 34-vjeçari shqiptar që dyshohet se është autori i sulmit brutal është arrestuar. Sipas informacioneve, u arrestua më 25 qershor 2023, së bashku me një tjetër shqiptar, pas një incidenti në qendrën tregtare Attica.

Mediat greke shkruajnë se nga hetimi që pasoi arrestimin, rezultoi se 34-vjeçari, më datë 21.09.2020, në orën 21:00, kishte shkuar në zonën Tourlos të Mykonos, jashtë shtëpisë së biznesmenit, ku dhe e ka sulmuar.

Viktima po dilte nga makina e tij kur i akuzuari e goditi duke përdorur një levë hekuri, duke e lënduar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas ai u largua në këmbë ndërsa departamenti i Mykonos ngriti një çështje për tentativë vrasje.

Sipas burimeve policore, biznesmeni është thirrur dhe e ka njohur autorin e sulmit ndaj tij si 34-vjeçarin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re