Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 53 vjeçarin me iniciale L.M, i cili akuzohet se ka dhunuar burrin e tezes së tij.

 

Përveç dhunës fizike, ai dyshohet se ka ushtruar edhe dhunë psikologjike ndaj 66 vjeçarit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një 66-vjeçari (bashkëshorti i tezes së tij), i cili është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re