Ditën e sotme në Fier është shpallur në kërkim 50-vjeçari me iniciale H.D i cili dyshohet se ka rrahur gruan dhe djalin e tij të mitur.

Po ashtu është proceduar dhe 24 vjeçari i cili dhe pse me urdher mbrojtjeje ka shkuar te banesa e nënës së tij.

Njoftimi i Policisë:

Fier

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit H. D., 50 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur 14 vjeç.

-Po nga këto struktura, u procedua penalisht shtetasi B. R., 24 vjeç, banues në Fier, i cili në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar te banesa e nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re