Një 21 vjeçar me iniciale E.Z ështëvënë në pranga nga policia, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

 

Në një njoftim, policia bën me dije se arrestimi i të riut u bë në flagrancë, ndërsa akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

“Elbasan

 

Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, vihet në pranga 21 – vjeçari.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 21 vjeç , banues  në Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje” , pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re