Një 25-vjeçare është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen R. H, 25 vjeçe, banuese në Sarandë.

Sipas policisë, arrestimi i saj u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re