Këto pamje të rënda që po shihni janë regjistruar mesditën e 6 korrikut , ku 8 anëtarë të fisit të Rraja të pajisur me shkopinj bejzbolli dhe me armë mësyjnë një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe nisin të rrahin brutalisht dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë

 

Mes personave që godasin barbarisht janë edhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja.

 

Sipas policisë shkak për konfliktin është bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Ndërkohë që vëllezërit Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijonin shqetësime në banesat e tyre.

 

Mesditën e së enjtes, kushërinjrtë maja  ishin në lokal me inxhinierin e gurores, kur grupi i dhunuesve mësyu në lokal duke i qëlluar ata me shkopinj e duke I kërcënuar me pistoletë.

 

Një nga të dhunuarit, jashar maja ka treguar se pjestarët ë fisit Rraja erdhën befasisht duke I goditur me shkop gome, me tyta armësh e sende të tjera. Ai thotë se pas dhunës, ka marrë në telefon policinëe cila sipas tij ka ardhur pas dy orësh. Jashar Maja po ashtu kërkoi drejtësi nga shteti e nëse ai nuk vepron, atehërë nuk do ketë falje për Xhelal Rrajën.

 

Nga ana tjetër policia njoftoi se ka shoqruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë, 4 prej të përfshirëve në ngjarje,  Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja. Ndërkohë që pjesa tjetër është shpallur në kërkim.

 

Ata akuzohen për plagosje te rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje, moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re