Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë parashikohet sërish mot i vranët.

Parashikohen reshje shiu dhe rrebeshe në orët e para të 24 orëshit, kryesisht në jug.

Parashikohet borë deri në lartësitë 600m. Situata do të vijojë me shi e borë gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje reshjet do të bëhen më lokale deri në ndërprerje. Mjegull, mjegullinë nga reshjet.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje-veri mesatare dhe përgjatë bregdetit
zonave të ulta erë e fortë.

Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 4/8 re shi

Kukës 0/4 re borë

Lezhë 3/8 re shi

Dibër -2/3 re borë

Durrës 4/10 re shi

Tiranë 5/9 re shi

Elbasan 3/7 re shi

Berat 2/8 re shi

Vlorë 6/10 re shi

Korçë -1/2 re borë

Gjirokastër 2/8 re shi

Sarandë 6/9 re shi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko