Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy të rinjtë që u arrestuan pasi i kishin vjedhur një çantë me parë një bizenesmeni në Tiranë.

Gjykata Penale e Tiranës lë në masën “arrest me burg” Donald Hoxhaj dhe Gentjan Kane.

Dy të akuzuarit janë arrestuar me 24 maj, pasi kamerat e sigurise se qendres tregtare kishin arritur ti filmonin Donald Hoxhen 27 vjec dhe Gentian Kanen 44 vjec, të cilët kishin vjedhur nga makina e shtetasit F.B. i ishin vjedhur 20 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga, nga automjeti i tij tip Range Rover në zonën e Komunës së Parisit.

Njëri nga personat e përfshirë në vjedhjen e bujshme të çantës plot me para në një mjet tip Range Rover në Tiranë ka rrëfyer para hetuesisë të gjithë ngjarjen dhe si përfunduan në Fier me një mal me para.

Gjatë dëshmisë së tij zbulohet, të paktën nga pretendimet e të akuzuarit, se në fakt nuk është bërë nga uniformat blu gjetja e tyre, por ata vetë i kanë kontaktuar me një avokat dhe më pas me policinë për të dorëzuar paratë.

ABC News ka mësuar se Donald Hoxhaj ka deklaruar:

 “Në 22 maj kam qenë bashkë me Gentian Kanen me mjetin e motrës së tij në Yzberisht dhe deshëm që të blinim peshk aty në lagje ku banoj unë. Ne kemi shkuar te dyqani i peshkut dhe pasi kemi porositur dhe paguar peshkun, menduam të dalim nga Kristali për xhiro. 

Në momentin që kemi qenë tek qendra Kristal kemi parë nje person që ndaloi aty me mjetin Rang Rover para hyrjes dhe bashkë me një grua kanë hyrë brenda. Unë kam parë që automjeti që u ndalua nuk iu përplasën pasqyrat, pasi si rregull, mjeti kur mbyllet i palosen edhe pasqyrat.

Pasi u siguruam që mjeti nuk ishte i siguruar me çelës, na shtyu kureshtja që të shikonim se çfarë kishte brenda. Unë zbrita për të mbajtur personat në vëzhgim, ndërsa Gentiani bëri një xhiro me makinë pasi aty nuk kishte parkim. Ai parkoi makinën ka ardhur tek Range Roveri. 

Në këtë moment unë kam hyrë në qendrën Kristal për të parë drejtuesin e mjetit, ndërsa nuk kam parë më se çfarë veprimesh ka bërë Gentiani. Kam dalë nga qendra Kristal, kam parë që Gentiani nuk ishte dhe e mora në telefon dhe më tha që kishte marrë një çantë në brendësi të Range Roverit dhe me tha se do të nisej për Fier.

Unë shkova të merrja peshkun që kishim porositur dhe ika në shtëpi. Të nesërmen Gentiani erdhi dhe më mori në telefon dhe kemi ikur bashkë në Fier. Gjatë rrugës më shpjegoi me detaje se sa ishte shuma e madhe e parave që kishte gjetur në çantë. 

Menjëherë jam trembur dhe kemi menduar se si do të dilnim nga kjo situatë. Kemi kontaktuar me një avokat në Tiranë dhe i kemi thënë se kemi vjedhur disa sende dhe duam t’i dorëzojmë. Ai na tha qe ndodhej në Lezhë dhe se të nesërmen do të merremi me këtë problem.

Kemi gjetur një avokate në Fier, më ka telefonuar policia dhe na thanë që të paraqitemi në Komisariatin nr. 2. Pasi mbylla telefonatën, avokatja mori numrin e policisë dhe u tha për dorëzimin. Ajo u kërkoi që të vinin në Fier pasi nuk mund të lëviznin dot me një shumë kaq të madhe parash me vete. 

Pasi erdhi Policia e Tiranës në Fier, kemi dorëzuar paratë dhe na kanë shoqëruar për në Tiranë. Në momentin që Gentiani më ka thënë se në çantë ka para i kam kërkuar që t’i dorëzojmë”, ka thënë Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re