Adea Berisha është vajza që po bën historinë në boksin shqiptar. Ajo është gjyqtarja e parë femër e boksit profesionist, duke shërbyer kështu dhe si shembull për vajzat e tjera. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Adea u shpreh e lumtur që hapur dyert për të gjitha, duke sfiduar kështu mentalitetin shqiptar.

Sakaq, ajo theksoi se në fillim kur e ka nisur nuk e priste që do të bënte kaq bujë të madhe dhe që mund të ishte e vetmja që merrej me boks.

Fillimisht kur e kam nisur, nuk e kam ditur që kam për të marrë kaq bujë të madhe dhe që mund të isha e vetmja. Po tani që po e shoh, po ndihem shumë mirë dhe jam e lumtur, që po e trashëgoj profesionin prej babit. Edhe më vjen mirë që po bëj historinë me diçka në sport. Kështu po i hap dyert vajzave të reja për të vazhduar ëndrrën e tyre, edhe pse mund të jetë pak gjykues populli shqiptar për këtë anën e profesionit, por është mirë të bësh historinë dhe t’ja hapësh dyert vajzave të reja.

Fatmirësisht, unë kam pasur fatin që babin e kam pasur gjithmonë në krahë se dhe ai vetë ka qene sportist. Prej tij, unë jam njohur me sportin e boksit dhe e kam mësuar shumë herët atë. Krejt shoqëria, krejt rrethi e kanë ditur që unë jam vajza e një boksieri dhe unë fatmirësisht nuk i kam ndjerë paragjykimet, por duke u bazuar te mentaliteti shqiptar e kanë thënë ndonjë fjalë, por unë nuk jam ndikuar te fjalët e tyre”, tha Adea.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re