Ish deputeti i LSI-së për Beratin, Gledion Rehovica, vetëm muajin që lamë pas, ka shprehur tërheqjen e tij nga LSI-ja. Rehovica tha për mediat se vendimi i tij ishte i imponuar nga sjella politike e LSI, e cila i ka thyer besimin.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Rahovica deklaroi edhe njëherë se është i zhgënjyer nga lidershipi i LSI-së. Ai shprehet se ka pabesi dhe nepotizëm.

“Gjithë këto lëvizje, këto njerëz që po ikin nga LSI-ja, përse po ikin sot? Thjeshtë jan ëtë zhgënjyer nga lidershipi dhe mënyra e drejtimit. LSI, sot po prish atë system me të cilin u ngrit dhe funksionoi deri dje.

Alban Dudushi: Ndërkohë, ke patur kontakte në këtë periudhë me znj.Kryemadhi?

Gledion Rahovica: Jo, nuk kam patur asnjë kontakt! Kontaktet e mia me LSI-në janë shkëputur që në momentin që u shkëputa

Alban Dudushi: Ka pasur hatërmbetje në lidhje me pozicionimin tënd në Berat?

Gledion Rahovica: S’kam patur asnjë lloj qejfmbetje. Kma diskutuar, biles deri para dy muajsh kam qenë duke bërë fushatë për LSI-në. Jam shkëputur duke parë mënyrën si po funksiononte, duke parë që një pjesë e kandidatëve aty ishin kushërinj të njërit apo tjetrit. Kjo po funksinonte me nepotizëm dhe nuk kishte meritokraci në mes

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re