Yocheved Lifschitz, e cila u mbajt rob në Gaza për më shumë se dy javë përpara se të lirohej të hënën në mbrëmje, ka kritikuar sigurinë izraelite që lejoi sulmuesit e Hamasit të futeshin në Izrael më 7 tetor.

Duke folur me gazetarët jashtë Qendrës Mjekësore Sourasky të Tel Avivit të martën, Lifschitz akuzoi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit pse nuk i morën seriozisht kërcënimet nga Hamasi.

“Nuk mund ta dinim që mund të hynim në këtë fazë. Mungesa e ndërgjegjësimit nga Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Izraelit) dhe IDF na lëndoi shumë. Ata na paralajmëruan tri javë më parë, dogjën arat, dërguan balona zjarri dhe IDF nuk e trajtoi seriozisht”, shtoi ajo, duke iu referuar Hamasit.

Sa i përket rrëmbimit, ajo tregon se pjesëtarët e grupit të Hamasit janë kujdesur për pengjet.

““Kur arritëm atje, njerëzit na thanë se ata janë njerëz që besojnë në Kuran dhe nuk do të na dëmtojnë dhe ne do të kishim të njëjtat kushte që ata kanë në tunele. Kishte roje, një ndihmës dhe një mjek që u kujdesën për faktin që ne do të kishim të njëjtin ilaç që na nevojitet. U kujdesën për anën sanitare të gjërave në mënyrë që ne të mos sëmureshim”, tha ajo.

Lifschitz tha se ata flinin në dyshekë, duke i përshkruar tunelet si “shumica të lagështa kudo”. Ndërsa tynelet ajo i ka përshkruar si rrjeta merimangash.

Liftschitz u lirua të hënën në mbrëmje, së bashku me fqinjin dhe mikun e saj Nurit Cooper, 79 vjeç. Më shumë se 200 njerëz besohet se janë kapur në Izrael dhe janë sjellë në Gaza./CNA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re