Skip to content

Rrëfim prekës, vogëlushja pret 6 vite për të dhuruar flokët e saj për fëmijët me kancer

Kjo 11 vjeçare ka pritur më shumë se gjysmën e jetës së saj për të kryer një gjest bamirës… t’i dhurojë flokët e saj për fëmijët e prekur nga kancerit.

Kjo vajzë quhet Popi (Poppy Lee Burroëes) e qëkur ishte 5 vjeçe, i tha prindërve se kishte dëshirë që t’i priste kaçurrelat e saj për t’ja dhuruar fëmijëve të prekur nga sëmundja e rëndë. Por kur prindërit shkuan të pyesin se kur mundeshin të dhuronin flokët e vajzës, mësuan se rricat e saj nuk mund të ktheheshin në paruke për fëmijët, pasi të tilla flokë ishte tejet e vështirë të përdoreshin.