Banesat e 3 vëllezërve në fshatin Hadëraj të Vlorës kanë qenë objektet e grabitjeve në seri. Autorët, të veshur me uniforma policie, siç rrëfejnë pronarët e banesave, kanë marrë 500 mijë lekë të reja ditën e parë.

Një ditë më pas, objektivi nuk ndryshoi, fokusi ishte fisi Caushi, por nga banesa e vëllait tjetër, Hekuranit, u larguan pa marrë gjë.

Grabitësit insistuan për herë të tretë në të njëjtin fis, por kësaj radhe hasën në rezistencë dhe thuajse i gjithë fisi u përlesh me ta.

Pjesëtarë të tjerë të fisit shprehen të terrorizuar për atë që ka ndodhur. Policia e Vlorës njoftoi se ka arrestuar 3 nga 4 grabitësit e dyshuar, mes tyre një 22-vjeçar nga Selenica, i cili lëvizte i armatosur në zonë, ndërsa po kryhen të gjitha veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re