20 vite më parë ajo erdhi në Shqipëri me të shoqin, i cili ishte diplomat. Gjatë një udhëtimi në Shkodër, Claude Vivier le Got (Klodi), u dashurua me Shqipërinë. Vendosi me bashkëshortin të birësojë një djalë shqiptar, të cilin e quajtën Corontin (Koront).

Në një intervistë për median shqiptare, Klodi, e cila është akademike në Francë, rrëfeu se djalin e birësoi tek një shtëpi fëmije në Shkodër. Ai ishte dy vjeç në atë kohë, 20 vite më parë. Klodi lexon dhe e kupton mirë shqipen edhe pse ka kaluar shumë kohë nga qëndrimi i saj në Shqipëri.

“Bashkëshorti im ishte diplomat në Shqipëri para 20 vitesh, erdha dhe rashë në dashuri me këtë vend. Pastaj jeta bëri që të lidhesha fort me këtë vend. E kuptoj mirë shqipen, e lexoj në mënyrë korrekte por e kam më të vështirë ta flas, gramatika e gjuhës shqipe është shumë e vështirë. “-tregoi ajo.

“Unë kam lindur në Shkodër. Isha në një shtëpi fëmijësh dhe u birësova në moshën 2 vjeçe nga një familje franceze. Kontakt me familjen biologjike nuk kam patur ndonjëherë. Di që emri im në jetimore ka qenë Kevin.”-tregoi 22 vjeçari.

“Ishte një takim i mrekullueshëm e njerëz të mrekullueshëm. Takimi me djalin ishte mbresëlënës. Unë kam patur gjithmonë dëshirë që po të kisha një djalë, do ta quaja “Lonselo”. Bashkëshorti im nuk e pëlqente emrin. Por fati na e solli djalin.. Pyeta se në çfarë dite kishte lindur djali. Më thanë më 21 prill. Pashë në libra që kjo ditë i takonte një shenjtori që quhej njëlloj si emri që unë ëndërroja t’i vendosja djalit e i thashë vetes se ishte një shenjë nga Zoti.”-tregoi Klodi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re