Ditën e djeshme në emisionin “Thumb” ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e njohur shqiptare, Irma Libohova, e cila ka folur për këngën e saj më të re por ka zbuluar dhe shumë të pathëna nga karriera e saj.

Irma ka rrëfyer për vitet e para të karrierës së saj ku siç tregoi nuk ka pasur veshje për të dal në festivale dhe për këtë arsye u kërkonte borxh mikeshave të saj.

“Asnjëherë s’kam dashur të dal me ato veshjet uniforme, gjithë standarde. Njëlloj ishin të gjitha, ishte e njëjta copë. S’kam dashur të jem njësoj dhe gjithmonë pa pikën e turpit kam kërkuar borxh. Mi jepnin sepse jam korrekte dhe i ktheja shpejt. E kujtoj me shumë dashuri domethënë, në disa shtëpi kur kam shkuar kam kërkuar dhe provuar me shumë dashuri m’i kanë dhënë. Dikush na referonte që kësaj i vijnë plaçka nga jastë shtetit. Se kemi qenë dhe më të lirë jo kaq të ngurtë sa sot.”, ka treguar këngëtarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re