Rrëfimi i ish- minatorit në Mitrovicë, punoi 30 vite në Trepçë… atje humbi dhe të birin 20 vjeç

Screenshot_27-1.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ky zotëri quhet Sahit Gashi. Për 3 dekada punoi në minierën e Trepçës, e jetën e kaloi ndërmjet Mitrovicës e fshatit të tij të lindjes, Llapushnikut.

I moshuari dha një intervistë për T7, ku tregoi për jetën e vështirë, varfërinë që në fëmijëri e forcat për t’u ringritur.

“Kemi qenë familje e varfër. Nuk kam pas as shpi për banim. Baba ka vdekur, rahmet i pastë shpirti. Ai ka pas pasuri por e ka pat shit krejt. E falenderoj që nuk më ka lënë asnjë truall, shumë mirë.”

Pavarësisht se asnjë kulm nuk ka patur mbi kokë, Sahiti ia ka arritur të ndërtojë jetën e tij. Shtëpinë e ndërtoi vetë dhe kurrë nuk e çoi mendend të largohet nga vendi.

“Gjithmonë kam qenë për qetu (për të ndjenjur këtu)… Siç thonë, guri rëndon në vend të vet.”

“Mbasi e kreva ushtrinë e armatës jugosllave, një shok i imi kish qenë punëtor në Trepçë. Më tha se kishte nevojë për punëtorë. Ashtu bëra. Tri herë kam ardhur prej Llapushike në këmbë, nuk kisha pare. Nëna më jepte bukë misri mbështjellë dhe… u përcolla këtu.”

30 vjet punoi si minator i Trepçës, një punë e rëndë, e vështirë e konsumuese. Por pavarësisht sprovave të punës, Sahiti kujton lidhjen e fortë me kolegët e tij.

“Prej fillimit të gjithë minatorin e kam pas në shpirt e zemër. 30 vjet kam punuar, e gjithmonë kemi patur muhabete të mira. Ka bërë vaki të jetë lënduar ndonjë minator e ne kemi shkuar 5 a 6 pas tij, tek mjekë e u kemi thënë a ka nevojë për me i dhënë gjak.”

“Rrogën e kam pas baraz me kryetarin e komunës. Edhe pse ka qenë punë e vështirë, rrogat kanë qenë të mira… Kur kam ardhur këtu në minierë, nuk ka patur kurrfarë teknike. Veç lopata e fuçi, një lokomotivë ishte për të vozitur punëtorët. Ne si njerëz, kemi qenë në vend të lokomotivës”

Por teksa Trepça i solli punën e arritjet e djersës së tij, është po Trepça, ajo që i mori jetën e të birit… vetëm 20 vjeç ishte.

“ Djali për 5 muaj shkoi në Trepçë. Kur i bëri 5 muaj, e humbi jetën. Aty në galeri ka ra. Nuk mujti me dal

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë