Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka treguar historinë e babait të tij, i cili u përndoq për shumë kohë nga sistemi komunist.

Ai ka treguar në “Opinion” dhe ngjarjen e një grupi studentësh shqiptarë, përfshirë dhe babai i tij, që do i bënin atentat kryeministrit të asaj kohe, Benito Musolini në Torino.

“Një grup studentësh shqiptarë e bënë me short që do i bënin atentat Musolinit.

Është në të gjithë librat e Italisë, vetëm në librat e Shqipërisë nuk është kjo.

Ngaqë dyshonin, kur bëri një vizitë Musolini në Torino, i morën dhe i çuan në Tripoli në Libi, gjoja për një vizitë, për t’i larguar.

Kur u kthyen i identifikuan, dy tre u arrestuan, i torturuan, ata treguan.

U gjykuan në Itali, u gjykuan dhe në Shqipëri, bën dy vite burg këtu dhe babain.

Pasi doli nga burgu u internua në Itali për tre vite deri kur ndërhynë në Siçili, i liruan. Babai u rikthye.

Brenda burgut u politizuan, disa u bën komunist, im atë u kthye si nacionalist.

Ky njeri i ka bërë të gjithë sakrificat që mund të bëj një shqiptarë. Nuk u arrestua se u arratis”, tha Shehi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re