Kjo është historia e pabesueshme e një burri në moshë, që humbi dy djemtë e tij. Pavarësisht tragjedisë së dyfishtë, që i theu shpirtin, ky i moshuar nuk e lëshoi veten në humbëtirën e dhimbjes e vuajtjeve. U kujdes me mish e me shpirt për të mbajtur me para familjen dhe 4 fëmijët e njëri prej djemve të tij. Madje shkoi deri aty sa arriti të shesë shtëpinë, vetëm për të arsimuar mbesën e madhe.

Më poshtë historia e treguar nga vetë i moshuari, në shkurt të këtij viti, në Humans Of Bombay

RRËFIMI

“6 vite më parë, djali im i madh doli nga shtëpia për punë si përherë, por nuk u kthye më kurrë. Një javë më vonë, disa njerëz gjetën trupin e tij të pajetë. Ishte vetëm 40 vjeç. Atë ditë një pjesë e imja vdiq së bashku me djalin, por i mbytur nga përgjegjësia, nuk pata asnjë ditë për të mbajtur zi për të. Të nesërmen dola në rrugë me makinën për të punuar.

Dy vite më vonë, fatkeqësia na goditi sërish. Humbja dhe djalin tjetër. Teksa po i jepja mjetit më telefonojnë për të më treguar se djali im kishte vdekur. I kishte dhënë fund jetës. Arsyeja se përse unë jetoja pas kësaj, ishin 4 fëmijët dhe e shoqja e njërit prej djemve.

“Pas ceremonisë mbesa ime, e cila ishte në klasë të 9 më pyeti “Gjysh, a duhet ta lë shkollën tani?”

Mlodha të gjithë guximin e mbetur dhe i thashë : ”Kurrë, ti do të studiosh aq sa të duash ti”

Unë nisa të punoj me orë të zgjatura. Dilja nga shtëpia në orën 6 të mëngjesit dhe punoja deri në mesnatë. Vetëm kështu mund të bëja 10 mijë rupi në muaj (afro 135 dollarë). Pasi shpenzova rreth 6 mijë të tilla për tarifat e shkollës, më mbesnin rreth 4 mijë rupi për të ushqyer një familje me 7 vetë.

Në shumicën e ditëve, kishim thuajse asgjë për të ngrënë. Një ditë ime shoqe u sëmur dhe mu desh të vrapoja derë më derë duke u lutur që dikush të më jepte ndonjë para për t’i blerë ilaçe.

Por e gjithë kjo sfilitje ja vlente kur vitin e kaluar, mbesa ime më tha se ia kishte dalë me notat për të vijuar më tutje shkollën. Atë ditë isha në qiellin e shtatë dhe i kam dhënë njerëzve udhëtime me taksinë time falas.

Mbesa më tha se kishte dëshirë të vijonte shkollën në Dehli (Indi). Por ta edukoja vajzën atje ishte përtej kapaciteteve të mia, por unë duhet t’ja arrija. Me çfarëdolloj kushti dhe kostoje.

Kësisoj vendosa të shes shtëpinë që të mund të paguaj për shkollimin e saj. Time shoqe me gruan e djalit dhe fëmijët e vegjël, i dërgova në fshat tek disa të afërm. Unë vetë vijova me punën, dhe flija tek taksia.

Ka kaluar një vit që jetoj kështu dhe të them të drejtën, nuk është dhe aq keq. Fle, ha dhe punoj po këtu,tek ky mjet. Lodhem, por kur më mori mbesa në telefon për të më thënë se ishte e para e klasës, dhimbjet sikur ikën.

Reagimi

Pas daljes së kësaj historie në rrjetet sociale e media, dhjetëra e qindra njerëz kërkuan ta ndihmojnë të moshuarin. Madje një qytetar hapi një faqe për të mbledhur donacione për 74 vjeçarin, duke mbledhur afro 35 mijë dollarë. He quint i ka kushtuar po ashtu dy video të moshuarit, ku tregohet historia e tij e vështirë dhe më tutje fjalët e tij pasi rrëfimi i tij prekur qindra mijëra zemra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re