Fatjon Varfi është ushtari më i ri i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dita e parë në detyrë e ka emocionuar.

“Po ndihem shume mire, i mirepritur. Entuziast, i emocionuar. Bera stervitje dy muaj e gjysmë në Bunavi”, tha Varfi.

Fatjoni është me arsim të lartë, por gjithnjë ka dëshiruar të jetë pjesë ushtrisë për t’i shërbyer vendit.

” Mbarova shkollen e mesme, arsimin e lartë. Kam studiuar në fakultetin ekonomik Gjirokastër, asistent administrativ.

Nuk e ke pare veten në këtë profesion? Jo. Sapo mbarova shkollen vendosa te jem pjese e FA,” u shpreh ai.

I riu thotë se familja ka pasur ndikimin e saj në rrugëtimin e tij drejt Forcave të Armatosura.

” Pjesëtare të familjes time janë pjesë e ushtrisë dhe kanë ndikuar tek unë që edhe unë të jem pjesë e FA. Anëtarët e familjes time kanë qenë në mision, i kanë shërbyer interesave të atdheut. Dhe unë kam dëshirë t’i shërbej atdheut” shtoi ai.

Jeta e të riut ka ndryshuar. Ushtria ka rregulla dhe disiplinë të fortë.

” Një ushtar zgjohet  në orën 5.30, bëjmë gjimnastikën e mëngjesit, pastaj higjena, kujdesin e uniformës që është shumë e rëndësishme, pastaj te detyra që na është caktuar. Jeta ime në këto pak muaj ka ndryshuar shumë, erdha si civil, tani jam ushtarak, dola ushtar i dytë sepse jam me arsim të lartë, pretendoj të bëhem oficer. Ushtari i ka të kufizuara veprimet, zgjohet me orar, fle me orar, ha me orar, vepron me orar kur i jepet komanda” theksoi ushtari i ri.

Fatjoni do të angazhohet me detyra në shërbim të komunitetit për shuarjen e zjarreve, por thotë se është i gatshëm të marrë pjesë edhe në misione paqeruajtese jashtë vendit nëse një ditë do t’i kërkohet.

“Jam gati të shërbej për çdo detyre që më jepet, si brenda dhe jashtë vendit. Ndihem i përgatitur përderisa jam bërë pjesë, jam gati të përballem me çdo mision. Jetën tani ia kushtova atdheut përderisa zgjodha të behem pjesë e forcave te armatosura” u shpreh Varfi.

Shqipëria ka nevojë për ushtarë.  Qendra e Rekrutimit në ministrinë e Mbrojtjes kërkon të rekrutojë deri në fund të këtij viti, 439 kandidatë për ushtarë.

Paga e ushtarakëve u rrit 30%  në vitin 2022 dhe 7% këtë vit, ndërsa qeveria ka premtuar sërish rritje për vitin e ardhshëm. Por drejt ushtrise sipas fatjonit, nuk te shtyn vetem paga.

” Kjo uniforme të jep fuqi. Të jesh pjesë e FA ke prioritet. Të rinjtë shqiptarë duhet të kenë deshirë për t’u bërë pjesë e FA dhe t’i shërbejnë kombit të tyre” përfundoi ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re