Ngjarja që ka shkaktuar më shumë vëmendje në ditën e tretë të Kampionatin Botëror në Rusi nuk ka qenë një penallti e humbur nga Messi, por një ngjarje nga rrugët e Moskës.

Një shofer taksie u ngjit në trotuar dhe vuri përpara një turmë njerëzish duke plagosur disa prej tyre. Dyshimi i parë qe për një sulm terrorist, por nuk rezultoi kështu.

Policia e Moskës e morri në pyetje taksistin, një qytetar i Kirgistanit dhe një pjesë e pyetje-përgjigjeve u transmetua nga mediat ruse.

“Që prej një muaj po punoj si shofer taksie në Moskë. Jam i rregullt me te gjitha dokumentet e nevojshme. Të shtunën kam punuar 20 orë dhe isha vetëm me 2-3 orë gjum”.

Ka qenë ky justifikimi taksisë i cili nuk ka mundur t’i mbajë lotët i gjendur para autoriteteve policore të Moskës.

Përse përfunduat në trotuar?

Nuk e di. Unë kërkova të shkelë frenat për të shmangur përplasjen me njerëzit, por nuk e di pse makina eci përpara…

Pse u përpoqët të iknit?

Isha i frikësuar, mendova se do të më vrisnin, ishin kaq shumë njerëz aty.

Të vjen keq?

Shumë …klientët më prisnin mua diku afër, në 100 metra distancë. Ndërkohë desha të shkoj në shtëpi të fle.

Që kur keni patentë shoferi?

Që nga viti 2013. Kam punuar për pesë vjet taksist.

A kishit pirë alkool?

Aspak! Kur unë isha fëmijë babai im pinte shumë. Ndërsa unë nuk pi, nuk pi as duhan. Jam marrë me sport.

A ndiheni i befasuar nga kjo ngjarje?

Sigurisht. Është e papranueshme për mua. Çfarë do thonë miqtë…/tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re