Viti shkollor ka nisur ndryshe nga vitet e tjera. Të gjithë nxënësit gjatë orarit mësimor e kanë të detyrueshme të mbajnë maska, masë kjo për COVID-19.

Por, shumica e nxënësve e kanë të pamundur të mbajnë maska gjatë gjithë procesit mësimor.

Një nxënës i klasës së dytë në Durrës ka rrëfyer në ditarin e tij personal përjetimet në shkollë, ku tregon edhe për mbajtjen e maskës.

Ai shkruan se e urren maskën, pasi ajo e pengon që të marrë frymë dhe të flasë me shokët dhe shoqet.

“I dashur ditar! Edhe sot shkova në shkollë me maskë. E urrej maskën sepse ajo më pengon, jo vetëm të marr frymë por edhe të flas me shokët e shoqet e klasës.

Bile dje më dhembi dhe koka se nuk merrja dot frymë.

E ulja nganjëherë në gojë, tinës mësueses se nuk doja të më bërtiste ajo e të më quante “djalë i keq”. I urrej dhe viruset. Mirupafshim nesër,” shkruan nxënësi në ditarin e publikuar nga Ora News.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re