Pedagogu Karamani ka sjellë në studion e ‘Quo Vadis’ një histori të rishtë që tregon për financat e kqija dhe pagat e ulëta të pedagogëve.

 

Pedagogu rrëfeu se kolegu i tij pret ofertat e fundvitit për të botuar një artikull në një revistë të huaj.

 

“Është absurde ku ka degjeneruar figura e pedagogut. Një nga kolegët e mi pret Krishtlindjet me shpresën që revista ‘Elsevier’ do të bëjë ulje për Krishtlindjet që ai të botojë një artikull. Artikullin të cilin mund të ketë një vit që e ka bërë gati, vetëm e vetëm që të marrë titullin profesor i asociuar.”- tha pedagogu Erison Karamani.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re