Rexhep Tajip Gultekin, një i ri me origjinë turke, ishte ndër ata që u plagos gjatë sulmit terrorist në Vjenë, pasi vendosi të përballet me vrasësit e të shpëtojë jetë të pafajshme.

Gultekin tha se ai u takua me mikun Mikail Ozer në një pjesë të Vjenës të famshme për turistët dhe se më pas dëgjuan të shtëna armësh. Ata, me guxim u drejtuan për në vendin nga po vinin të shtënat, kur panë se një ga atentatorët kishte qëlluar një grua të moshuar.

Ai shtoi se ata e ndihmuan gruan e plagosur dhe e transferuan atë në një restorant aty pranë.

Ai më pas u largua nga restoranti dhe doli kundër terroristëve.

“Kur transferuam gruan e plagosur në një restorant aty pranë, terroristi drejtoi armën nga unë. Pastaj u hodha përtokë dhe u përpoqa të rrokullisesha. Mendoj se ai kishte një armë me një tytë të gjatë. Një plumb më goditi në këmbën e djathtë, por nuk ishte një plagë e madhe. Ne u futëm në automjetin e një shoku dhe shkuam në polici për të treguar se çfarë ndodhi,” tha ai.

Ai shtoi se pas kësaj ata panë një polic të plagosur në një vend tjetër dhe se ekipet e ambulancës nuk mund të hynin në atë vend për shkak të këmbimit të zjarrit, prandaj ai dhe shoku i tij, një polic, e transferuan atë në një ambulancë.

Ata gjithashtu ndihmuan gruan e moshuar të ishte e sigurt.

“Meqenëse plaga në këmbë nuk ishte e madhe, nuk doja të shkoja në spital. Ata më sugjeruan të më çonin në spital, por unë nuk doja të isha barrë sepse mendoja se do të kishte një numër të madh të plagosurish për shkak të konfliktit. Plumbi është akoma në këmbën time dhe tani që situata është qetësuar pak, do të shkoj në spital,” tha Gultekin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re