Ish-futbollisti italian Daniel Osvaldo, 38 vjeç, ka tronditur publikun me një postim në Instagram ku ka pranuar se po kalon periudhën më të vështirë në jetën e tij për shkak të depresionit dhe varësisë.

I përlotur, ai tregoi gjithçka për luftën e tij dhe pranoi se po i nënshtrohet trajtimit psikiatrik.

“Është e vështirë për mua, por mendoj se ka ardhur koha sepse jam goxha i dëshpëruar. Nuk po kaloj fare mirë, ndjej nevojën të them se kam një kohë që po luftoj me depresionin që më ka çuar në disa varësi, si nga alkooli dhe droga. Ndjej sikur jeta po del jashtë kontrollit. Jam nën trajtim psikiatrik, marr mjekim, kam një sëmundje specifike, humbje të vetëbesimit, depresion dhe shumë herë i kthehem varësive. Po bie ne veteshkaterrim dhe praktikisht jetoj i mbyllur në shtepi. Nuk shkoj askund, nuk më intereson te ngrihem nga krevati, dal nga dhoma vetëm për të ngrënë…Rashë në vese shumë të rënda që vetëm e përkeqësuan depresionin tim”, tha Osvaldo.

Në vazhdim të rrëfimit të tij ai tha se këtë nuk e thotë për të luajtur viktimën, por që të gjithë ta kuptojnë arsyen e vendimeve të tij të gabuara.

“Unë jam duke marrë trajtim psikiatrik, por është e vështirë të dal prej tij. Bie përsëri në varësi dhe distancohem nga njerëzit që dua. Në të kaluarën kam qenë një top futbollist, kam qenë një person krejtësisht tjetër, krenar dhe me vetëbesim. Ky është një person që nuk e njoh. Është shumë e vështirë të dallosh se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Dua të dal prej kësaj gjendje, dua të kthehem në të qenit kush kam qene me parë. Tani nuk di si të dal nga kjo shtëpi, nuk kam një punë stabile, të gjitha paratë i kam harxhuar. Isha gjithmonë një shok i mirë, një shok i mirë, shpresoja te isha dhe një baba i mirë”, tha ai.

Kujtohet se gjatë karrierës së tij, Osvaldo luajti për një sërë klubesh të njohura si Roma, Boca Juniors, Inter, Juventus, Fiorentina, Porto…/tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re