Çdo i pensionist mund të marrë shtesë në pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije procedurën si përfitohet shtesa nga pensionistët. “I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes”, – thotë ISSH

Masa e pensionit të pleqërisëPensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Pensionet e vjetraBaza e vlerësuar për
llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të
cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë
sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 01.01.1994 e në vazhdim,
për llogaritjen e bazës së vlerësuar merret shuma e pagave për të cilat
janë paguar kontributet nga data 01.01.1994 deri në fund të periudhës së
sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje
shtetërore para datës 01.01.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar
merren pagat referuese, të përcaktuara me Vendim të Këshillit të
Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për
llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese të caktuara me
Vendim të Këshillit të Ministrave.

Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas
datës 01.01.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e
ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit si
ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtar
i kooperativave bujqësore, përpara vitit 1994, si dhe e periudhave të
sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv
pas datës 01.01.1994.

Për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë fillimi pas 01.01.2015
e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në
pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës
01.01.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar
kontributet sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2014, të
indeksuara me indeksin që del nga pjestimi i pagës minimale në shkallë
vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën
minimale të vitit përkatës. Çdo vit, pas 01.01.2015, duke filluar nga
data 1 janar, baza e vlerësuar vjetore individuale indeksohet me
koeficientin, që llogaritet si raport i kontributit mesatar të personave
të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të
njëjtit tregues të vitit pararendës.

d.ba./Shqiptarja.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re