Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se nuk kishte prova për të mbështetur ndalimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca për çdo popullatë, pavarësisht raporteve të mpiksjes së gjakut të lidhura me vaksinën.

Deklarata e bërë nga drejtori i Agjencisë sot, është në kundërshtim me këshillën e dhënë një ditë më parë nga një panel ekspertësh në Gjermani, i cili bëri që qeveria gjermane të pezullojë përdorimin e vaksinës tek njerëzit nën moshën 60 vjeç.

Drejtori i Agjencisë Evropiane të Barnave, Emer Cooke, deklaroi, duke iu referuar mendimeve të shkencës, se nuk ka asnjë provë që do të mbështeste ndalimin e përdorimit të asaj vaksine në çdo moshë.

Cooke tha se një vlerësim i tillë bazohet në 62 raste të mpiksjes së pazakontë të gjakut, përfshirë 14 vdekje, të raportuara në agjenci deri në 22 mars.

“Lidhja shkakësore me vaksinën nuk është provuar, por është e mundur. Ne vazhdojmë me analizën”, njoftoi EMA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re