Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT, te cilet sipas tij brenda një kohe rekord kanë punuar pa u ndalur 24 orë e në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubacionin e dëmtuar dhe rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm.

 

Ai thekson se ata nuk u morën me spekulantët gjithologë, por punuan pareshtur për të risjellë ujin sonte!

 

“Mirënjohje e posaçme për 3 saldatoret heronj Saimir Fusha, Arben Xhameta & Ajet Guraj që punuan 24 h në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubin e dëmtuar.  Falë jush Tiranës ju rikthye uji. Kush ka sy e logjikë, sheh çka ngjarë e ju falënderon”, thotë Veliaj.

 

Në mesazhin e tij postuar në twitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se avaria e rëndë dje në Zall-Herr e linjës së transmetimit 10 km gjatësi e 10 m nëntokë as parashikohej, as parandalohej.

 

“Avaria e rënde dje në Zall-Herr e linjës së transmetimit 10 km gjatësi e 10 m nëntokë as parashikohej, as parandalohej. Thjesht zgjidhet në momentin që evidentohet! Falenderoj  gjithë kolegët e Ujësjellësit të Tiranës që nuk u morën me spekulantët gjithologë, por risollën ujin qe te premten ne mbremje”, theksoi Veliaj.

 

 

 

Avaria e rende dje ne Zall-Herr e linjes se transmetimit 10km gjatesi e 10m nentoke as parashikohej as parandalohej. Thjesht zgjidhet ne momentin qe evidentohet!

Falenderoj gjithe koleget e @UjesjellesiTR qe nuk u moren me spekulantet gjithologe, por risollen ujin sonte! 💦🙏🏻 pic.twitter.com/OUC5rsEVHU

— Erion Veliaj 🚴‍♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) September 20, 2019

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re