Skip to content

Rregullorja e GJKKO në Kushtetuese, shorti përcakton gjyqtarin Asim Vokshi për shqyrtimin e çështjes

1759925883 gjykatakushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka hedhur shortin për shqyrtimin e padisë së dorëzuar nga Asociacioni i Gazetarëve, i cili ka çuar për shfuqizim rregulloren e re të miratuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Nga hedhja e shortit zyrtar, gjyqtar i kësaj çështjeje është caktuar Asim Vokshi.

Padia e komunitetit të gazetarëve erdhi si reagim ndaj udhëzimeve dhe rregullores së re të aplikuar nga GJKKO, e cila sipas reporterëve të terrenit vendos pengesa të forta dhe kufizime në pasqyrimin e seancave gjyqësore e marrjen e informacionit zyrtar.