Skip to content

Rregullorja e GJKKO-së / AGSH depoziton padinë

GJKKO 2

AGSH ka argumentuar se disa prej dispozitave të rregullores kufizojnë punën e gazetarëve gjatë ndjekjes së seancave gjyqësore dhe cenojnë aksesin në informacion. Asociacioni kërkon që rregullorja të pezullohet deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Në një dalje për mediat, kreu i AGSH-së, Isa Myzyri, deklaroi se kjo rregullore cënon punën e gazetarëve. “Ajo rregullore cënon punën e gazetarëve. Janë një sërë argumentesh që ekipi ligjor ta sjellë këtë rregullore në Kushtetuese. Më lejoni të shpreh zhgënjimin e thellë për GJKKO, që të krijonte kushte më të mira pune për gazetarët. Tani nuk është në pikëpyetje e drejta e gazetarëve, por e drejta e qytetarëve. Kjo është një këmbëngulje e madhe e gazetarëve, sidomos atyre që mbulojnë kronikën e zezë. Ata e kanë shtyrë këtë aksion ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese.”, tha ai.

Rregullorja e re e GJKKO-së ka hyrë në fuqi më 1 shtator. Ndër masat e kundërshtuara nga gazetarët është ndalimi i përdorimit të celularëve gjatë seancave, ndërsa nuk lejohet as regjistrimi audio nga ana e gazetarëve. Po ashtu, janë kundërshtuar procedurat e akreditimit dhe kërkesat për ndjekjen e seancave.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Frregullorja e gjkko se per mediat ne kushtetuese agsh depoziton padine kerkon pezullimin dhe shfuqizimin 2%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Sipas AGSH-së, këto kufizime prekin drejtpërdrejt mënyrën se si gazetarët raportojnë nga një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në vend. Përfaqësuesit e gazetarëve pritet të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë përputhshmërinë e këtyre dispozitave me Kushtetutën dhe të vendosë për pezullimin e tyre deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes. Kundërshtimet ndaj rregullores janë shtuar që prej publikimit të saj në fund të korrikut, ndërsa GJKKO e ka vënë atë në zbatim nga 1 shtatori