Hetimi për vetëvrasjen gjeneralit Slobodan Praljak, i cili u dënua për krime lufte në Bosnjë, u mbyll përfundimisht pa mundur të ngrihet ndonjë padi.

Pasi Gjykata e Hagës dhënë vendimin kundër tij për krime kundër njerëzimit në mes viteve 1992 dhe 1995, Praljak vitin e kaluar u vetëhelmua në sallën e gjyqit për ish-Jugosllavinë.

Hetimi nuk zbuloi sot se si dhe kur Praljak mori cianidin e kaliumit që e rrëkëlleu faqe botës. Por nuk është vërtetuar vepra penale në këtë akt të kryer, njoftoi Prokuroria hollandeze.

Të mërkurën e 29 nëntori 2017, i dyshuari Slobodan Praljak ishte i pranishëm kur Tribunali për ish-Jugosllavinë (ICTY) dha vendimin kundër tij. Pas dëgjimit të aktgjykimit, Praljak mori fjalën dhe pastaj piu një gllënjkë nga një shishe të cilën e nxorri nga xhepi.

Menjëherë pas kësaj u alivanos dhe dy orë më vonë vdiq në spitalin e Westeinde, shkruan N1.

Të njëjtën ditë, ICTY paraqiti një kërkesë në Prokurorinë e Shtetit në Hagë për të kryer një hetim mbi vetëhelmimin e Praljakut.

Pas vdekjes ekzistonte një dyshim se sipas ligjit holandez kishte dy vepra penale, njëra e ndalimin të tregtimit të cianidit të kaliumit dhe tjetra se kush ja dha në kushte burgimi. Por asnjëra nuk u vërtetua dhe ndaj hetimet e mbyllën.

Praljak i ka lënë kujtesës së botës pamjen e tij duke u vetëmbytur me helm.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re