Persona të armatosur kanë rrëmbyer të paktën 33 persona, përfshirë një grua shtatzënë dhe fëmijë, gjatë një sulmi në shtetin veriperëndimor të Nigerisë, Kaduna.

Sabiu Suleiman, kreu tradicional i Kachia-s, një qytet në Kaduna, tha të enjten se personat bastisën disa shtëpi dhe një furrë buke, ekzekutuan 3 persona dhe rrëmbyen 33 të tjerë të mërkurën në mbrëmje.

“Banditët hynë në disa shtëpi. Njëzet e shtatë persona u rrëmbyen nga një vendtakim në Kachia dhe 5 të tjerë derisa banditët bastisën një furrë buke”, i tha Suleiman një delegacioni të zyrtarëve qeveritarë dhe shefave të sigurimit gjatë vizitës së tyre në qytet.

Ai tha se personat e armatosur filluan të shtënat sapo mbërritën në qytet. Ai u bëri thirrje agjencive të sigurisë për të siguruar lirimin e banorëve të rrëmbyer.

Policia gjithashtu konfirmoi incidentin të enjten por nuk dha detaje mbi viktimat e sulmit.

Komisioneri shtetëror i Kaduna-s për Sigurinë dhe Punët e Brendshme, Samuel Aruwa u tha gazetarëve se agjencitë e sigurisë në shtet janë në gjurmët e rrëmbyesve. Ai tha se qeveria do të mbrojë qytetarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko