Një anije me pronar shqiptar është rrëmbyer në Nigeri nga disa piratë.
Ministria e Jashtme ukrainase konfirmoi se gjashtë shtetas ukrainas ishin midis anëtarëve të ekuipazhit të rrëmbyer në brigjet e Nigerisë nga anija e mallrave me flamur Kamerun “STEVIA”.

Sipas medias së huaj, të mërkurën piratët sulmuan anijen në Gjirin e Guinesë, duke rrëmbyer tetë anëtarë të ekuipazhit, 28 milje detare përkatësisht 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë.
Vajza e njërit prej marinarëve të kapur tha të shtunën se ishin gjashtë ukrainas në bordin e anijes.
“Po, ne jemi të vetëdijshëm për këtë situatë. Si rezultat i një sulmi pirat në anijen në brigjet e Nigerisë më 16 dhjetor, tetë anëtarë të ekuipazhit u kapën, duke përfshirë gjashtë shtetas ukrainas”, tha ajo, shkruan Top Channel.

Sipas diplomatit, pronari i anijes së mallrave “STEVIA” është nga një kompani shqiptare, kështu që të dy ambasadat e Ukrainës në Nigeri dhe Shqipëri po marrin masat e duhura në lidhje me ngjarjen.
Gjiri i Guinesë është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë i Afrikës. Aktiviteti i piratëve në rajon është rritur në vitet e fundit, duke bërë që Nigeria, Gana dhe rajone të tjera përreth të krijojnë një operacion koordinimi detar për të luftuar fenomenin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re