Një anije turke e mallrave me 19 anëtarë të ekuipazhit u rrëmbye gjatë ditës së djeshme nga piratët në Gjirin e Guinesë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të David Johnson-it, kreu i Grupit të Rrezikut EOS me seli në Mbretërinë e Bashkuar, tha se u rrëmbyen 15 anëtarë të ekuipazhit që ishin duke lëvizur nga Lagos, Nigeria në Cape Town, Afrika e Jugut, ndërsa njëri u vra dhe 3 mbetën me piratët.

Ai shtoi se anija “Mozart” e kompanisë Boden me seli në Stamboll, u sulmua në Gjirin e Guinesë, 160 kilometra larg Sao Tomes.

Në një regjistrim të shpërndarë në Tëitter, që besohet se i përket kapitenit të anijes, thuhet: “Nuk e di se ku po shkoj. Piratët çmontuan të gjitha kabllot, asgjë nuk po funksionon. Vetëm navigatori punon. Ata më dhanë një itinerar, unë jam duke lëvizur në përputhje me rrethanat”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me kapitenin e 4-të të anijes së mallrave turke të rrëmbyer nga piratët, ndërsa bëhet e ditur se ekuipazhi i anijes është duke udhëtuar për në Gabon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re