Skip to content

Rrëmbehet një 13-vjeçare që kthehej nga shkolla

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe është larguar.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se kanë autori me vajzën janë larguar me një makinë tip “Fiat”, ngjyrë të kuqe. Mësohet se denoncimi është bërë nga e motra e vajzës.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.