Gazetari francez Olivier Dubois që punonte në Mali është rrëmbyer.
Sekretari i Përgjithshëm i Reporterëve pa Kufi (RSF), Christophe Deloire postoi një video në Twitter ku u pa se gazetari Dubois ishte rrëmbyer nga militantët e lidhur me degën GSIM të Al Kaedës që vepronte në Sahel.
Dubois, i cili punon për gazetat franceze “Liberation” dhe “Point Afrique” në Mali tha në një video të postuar në mediat sociale se ai ishte rrëmbyer nga GSIM në Gao më 8 prill në veri të vendit dhe se po kërkon ndihmë nga familja e tij dhe zyrtarët francezë për lirimin e tij.
Sekretari i Përgjithshëm i RSF-së, Deloire theksoi se morën informacionin në lidhje me rrëmbimin dy ditë pas incidentit, por e mbajtën informacionin sekret për masa të sigurisë dhe shtoi se autoritetet e Malit dhe Francës duhej të bënin diçka sa më shpejt të ishte e mundur në mënyrë që gazetari të lirohet.