Skip to content

“Rrëmbim pas përplasjes së dy grupeve në Elbasan”/ Policia sqaron ngjarjen

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion për ngjarjen e ndodhur në qendër të qytetit ku u tha se pas përplasjes së dy grupesh adoleshentësh, u rrëmbye një person.

 

Policia sqaron se nga hetimet paraprake nuk konfirmohet ky fakt i pretenduar por po punohet për sqarimin e rrethanave dhe vërtetësinë e telefonatës në sallën operative.

 

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orês 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.

Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë