Seanca në Apelin e GJKKO-së për Festim Bexhdili, kopshtarin e Golden Resort ku u filmua trupi i pajetë trupi i Jan Prengës i rrëmbyer në Kamzë, është shoqëruar me debate.
Avokati i kopshtarit ka pretenduar se klienti i tij s’ka hipur në makinën me të cilën u nxor pengu nga resorti, duke deklaruar se SPAK ka keqinterpretuar pamjet filmike.
Ai theksoi se “Festim Bexhdili e pranon që ka ndihmuar për të futur pengun Jan Prenga nga makina Range Rover tek makina tjetër, por nuk ka kryer veprime të tjera”.
Ndërsa prokurori i posaçëm argumentoi se Festim Bexhdili e ka nxjerr trupin nga makina dhe e ka mbështjellë me qese të zeza.
“Ne na rezulton që i pandehuri ka dal nga kompleksi dhe është rikthyer sërish në kompleks, ku ka vijuar më pas me veprimet e tjera”, u shpreh prokurori i çështjes.
Pjesë nga debati:
Avokati Ilir Murati: Prokuroria e Posaçme ka bërë gabime gjatë këqyrjes së pamjeve filmike. I mbrojturi prej meje nuk është ngjitur në makinën 18:29 minuta është në këmbë, nuk është në makinën që do të transportoj pengun me makinën tip Mercedes Vito që dyshohet se ka marrë pengun.
Në orën 18:30 minuta makina që do të transportojë pengun ndizet dhe bëhet gati të largohet por Bexhdili nuk ka hipur në atë makinë. I mbrojturi prej meje e pranon që ka ndihmuar për të futur pengun Jan Prenga nga makina Range Rover tek makina tjetër, por nuk ka kryer veprime të tjera. Kërkojmë që në kuadër të këtij procesi te këqyren pamjet filmike të ngjarjes.
Prokurori i SPAK: Festim Bexhdili e ka nxjerr trupin nga makina dhe e ka mbështjellë me qese të zeza. Ne na rezulton që i pandehuri ka dal nga kompleksi dhe është rikthyer sërish në kompleks, ku ka vijuar më pas me veprimet e tjera.
Avokati : SPAK ka keqinterpretuar pamjet filmike, Bexhdili s’ka hipur në makinën me të cilën u nxor pengu