Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi të pezullojë cështjen gjyqësore të rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës.

 

Gjykata vendosi të pezullojë gjykimin për 7 shtetas të akuzuar për këtë dosje, konkretisht Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.

 

Sipas gjykatës, arsyeja e pezullimit është se këtra persona nuk kanë marrë dije personalisht për gjykimi.

 

Ndërkohë Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorise për të pushuar hetimet për vëllezërit Bajrar Hajri, Leonard Hajri dhe Elton Hajri si dhe të Aleks dhe Ardian Doçaj të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prenges.

 

 “Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pezullimi e gjykimit të procedimit penal nr. 62/2020 ndaj të pandehurve Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini (me viktimë të veprës penal Jani Prenga), të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit” ku është shkaktuar vdekja, parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal, “Mbajtje p leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4 i Kodit, “Fshehja dhe asgjesimi i kufomes” parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar criminal” parashikuar nga neni 334/1 | Kodit Penal, për shkak se nuk kanë marrë dije personalisht për gjykimin, ndërsa ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e hetimeve ndaj personave nën hetim Bajrar Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj. Po në këtë gjykatë vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdili e Olsi Turja”, njofton GJKKO.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re