Seanca gjyqësore në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjes së Jan Prengës, u shty sot për shkak të mungesës së avokatit të të pandehurit Aldo Majnishta dhe vetë të pandehurit, i cili nuk ishte prezent në sallë.

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm Dritan Rexhepi, i cili aktualisht ndodhet në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier.

Gjatë seancës, avokatja e Rexhepit kërkoi që seancat gjyqësore të mos zhvillohen të premteve, duke argumentuar se i pandehuri duhet të qëndrojë në paraburgimin 313 deri ditën e hënë.

Rexhepi gjithashtu iu bashkua kërkesës së avokates, duke kërkuar që gjykimet të zhvillohen vetëm gjatë ditëve të tjera të javës.

Gjykata, pasi shqyrtoi kërkesat, vendosi të pranojë shtyrjen e seancës si dhe të pezullojë afatet e paraburgimit për Aldo Majnishtën dhe Dritan Rexhepin deri në datën e seancës së ardhshme. Seanca e radhës u caktua për datën 3 shkurt, ora 14:00.

HETIMI I SPAK PËR RASTIN E JAN PRENGËS

Sipas dosjes së SPAK-ut, rrëmbimi i Jan Prengës është urdhëruar nga Ekuadori, nga shtetasi Dritan Rexhepi dhe shtetasi Gentjan Funiqi, kjo për arsye se vëllai i viktimës u kishte vjedhur një sasi kokaine në Angli.

Në dosjen e Prokurorisë thuhej se, ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Jan Prenga, pasi është rrëmbyer në Kamzë, direkt pas ngjarjes është dërguar në kompleksin ‘Golden’ dhe aty është mbajtur peng, si dhe personat që posedojnë e administrojnë këtë kompleks janë të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit Jan Prenga.

Gjithashtu, nga shpjegimet e vëllait të shtetasin Tan Prenga, Anton Prenga, rezulton se ai ka dijeni për motivin e rrëmbimit dh mbajtjes peng të Jan Prengës, që është vjedhja e një sasie prej 260 kg lëndë narkotike, kokainë, në Angli, nga vëllai tjetër, Astrit Prenga dhe shoku i tij, Gëzim Dollani.

Ai gjithashtu ka dijeni kush janë organizatorët dhe rrëmbyesit e Jan Prengës, shtetasit Gentjan Doçaj, Korado Gështenja, Korado Bleta dhe Gramos (Dritan) Rexhepi, pasi këta të fundit e kanë kontaktuar vëllain e tyre Astrit Prenga në Angli për kthimin e lëndës narkotike dhe më pas do të lironin Janin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re