Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nuk e kursen ironinë me maxhorancën duke iu referuar rrëmbimit të sajuar të 13-vjeçares ditën e djeshme.

Manjani kujton rastin e ‘Griseldës’ së ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi dhe shkruan se çfarë zhurme do kishin bërë rilindasit nëse do ishin në opozitë për ‘rrëmbimin’ e 13-vjeçares.

Ndërsa sipas tij, nëse do guxonte dikush sot ta luante këtë teatër ndaj tyre, sot në pushtet, do shpallej kazan, shpifës, spiun e tradhtar ndaj atdheut.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

E imagjinoni se çfarë zhurmë do kishin bërë rilindasit nëse do ishin në opozitë, për këtë ‘rrëmbimin’ e vajzës 13-vjeçare?!

Do kishin tërbuar dynjanë. Siç bënë për shtatzëninë imagjinare të Griseldës.

Edi Rama do shkumëzonte në konferenca për shtyp çdo gjysmë ore.

Erion Veliaj do kishte nisur 300 e-maile, kuptohet me të njëjtin tekst ku do shpjegohej se si qeveria rrëmbeu vogëlushen, për të manipuluar zgjedhjet… (mos kërkoni logjikë tek shpjegimet e tij).

Elisa do dilte për të sqaruar filmin horror që po përjeton vajza e rrëmbyer dhe se në këto momente ajo dhe të rinjtë e FRESH kanë dalë në terren që ta gjejnë vajzën…

Policë të pa punë (që sot janë drejtues policie) do rrekeshin të tregonin se sa kriminale është policia e kolegëve të tyre…

E kështu do vazhdonin të terrorizonin opinionin, derisa tu thoshte Fuga ‘boll se paska qenë lojë’….

Le të guxojë dikush sot ta luajë këtë teatër ndaj tyre, sot në pushtet!!!

Shpallet kazan, shpifës, spiun e tradhtar ndaj atdheut, baltosës etj. Në vijim aktivizohen task forcat, tatimet, pastrimi i pareve, IMT, PPP, dreqi i mallkum.

E përse?! Sepse luan të njëjtin teatër që luajti Rilindja në opozitë…Të drejtë janë apo jo?! Drapër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re