TIRANË- Shqetësimi për vajzën e ikur e ka bërë të nisë kërkimet menjëherë. Ka qenë babai që ka shpëtuar të bijën 13-vjeçare në Fier nga duart e tre të rinjve që e kishin rrëmbyer dhe kanë tentuar ta përdhunojnë.

Gazetari Ervis Kuçi ka mundur të sigurojë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Fier, për “BalkanWeb” ku një 13-vjeçare u mor me forcë dhe pasi u çua në një banesë të pabanuar nga tre të rinjtë Redion Tereziu, 22 vjeç; Jorges Dosti, 24 vjeç; Marjus Çalameni, 24 vjeç; të cilët tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me dhunë.

Fatmirësisht babai i vajzës e cila kishte ikur prej disa minutash është vënë në kërkim të saj dhe në një banesë të braktisur jo larg shtëpisë së tyre në fshatin Arapaj të Roskovecit e ka gjetur në gjendje shoku.

Tre autorët janë larguar me shpejtësi por janë kapur pak orë më pas nga policia, e cila ka marrë denoncimin e minorenes dhe babait të saj. Nga dëshmitë e banorëve të zonës, mësohet se familja e vajzës është në gjendje shumë të vështirë ekonomike.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re