Detaje të reja nga dhunimi dhe rrëmbimi i 49 vjeçarit të identifikuar si Jak Prenga, dy ditë më parë Kamëz. Vetëm dy ditë pas rrëmbimit, automjeti i autorëve “Range Rover” i denoncuar i vjedhur, është gjetur sot i djegur në Durrës.Ndërkohë, policia nuk ka ende asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e Prengës.  49 vjeçari i rrëmbyer, i cili me dokumenta quhej Jurgen është rrahur dhe rrëmbyer nga dy persona të cilëve dyshohet se u kishte një borxh te pashlyer. Jak Prenga dyshohet se nuk i ka shlyer autorëve të gjithë shumën e parave që u detyrohej pasi u kishte blerë makinën.

Kujtojmë se, Jak Prenga u rrëmbye dy ditë më parë në Kamëz nga persona të maskuar. Autorët e morën me forcë dhe  u larguar në drejtim të paditur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Londër” në Kamëz dhe pavarësisht se Policia ka ngritur menjëherë disa pika kontrolli, Jak Prenga nuk është gjetur ende.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re