Subscribe

Ky është momenteti kur agjentët e FNSH ndërhyjnë dhe arrestojnë katër anëtarët e familjes Ndoji në fshatin Shëndelli të Sarandës.Në pranga përfunduan Astrit Ndoji 44-vjeç, vëllai i tij Pjeter Ndoj 30-vjeç, si dhe dy djemtë Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj. Ndërkohë u shpall në kërkim vëllai tjetër i Astritit, Alfred Ndoji.

 

Ata u prangosën pasi rrëmbyen dhe dhunuan 39-vjeçarin, Gentian Omeri. Ngjarja ndodhi rreth orës 1 të natës në rrugën e fshatit Xarrë, ku pesë pjestarët e familjes Ndoji i përplasën makinën Gentian Omerit dhe e goditën me sende të forta duke i shkaktuar plagë të shumta.

 

Më pas ata me morën me forcë në makinën e tyre duke e mbajtur për disa minuta dhe më pas e hodhën pa ndjenja në rrugë ku u gjet nga policia. Ishte vetë 39-vjeçari Gentian Omeri, ai që pasi konstatoi që po ndiqej nga një automjet njoftoi policinë për të kërkuar ndihmë pasi po i rrezikohej jeta. Ndërkohë rrëmbyesit u identifikuan pas disa orësh ndjekjeje.

 

Ata akuzohen për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.Në cilësinë e provës materiale, hetuesit, sekuestruan 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare. Ndërkohë po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes si rrethanave të rërmbimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re