Ditën e sotme, nis zyrtarisht mësimi në universitetet e vendit, ku pas më shumë se një viti në mësim online, studentët do të kthehen në auditore, por me disa kushte të cilat janë bërë publike pak ditë më parë nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Sipas deklaratës të bërë publike Hoxha, asnjë student i pavaksinuar apo që nuk është i pajisur me tampon negativ, nuk do të lejohet të hyjë në auditore ditën e sotme. Më tej ai tha se pjesa më e madhe e studentëve ishin vaksinuar dhe se ky vendim nuk do të ndikonte negativisht në prezencën e studentëve.

Fax News ka marrë prononcime nga studentët në të gjithë vendin të cilë ditën e sotme nisin mësimin në auditore.

Studentët në Tiranë

-Po jam vaksinuar vetëm me njërën për momentin me Astra Zeneca. Ishte vaksinë që e zgjodha unë. Nese nuk do të ishte me detyrim nuk do të isha vaksinuar. Kjo në njëfarë mënyrë me detyroi.

-Jam vaksinuar me Pfizer me të dyja dozat me dëshirë të plotë. U konsultova me prindërit dhe me mjekët. Jam vaksinuar me dëshirë jo për faktin se ka qenë me detyrim. Nëse nuk do ishim kthyer në auditor edhe këtë vit, do vazhdoja mesimin online si gjithë të tjerët.
-Jam vaksinuar me Astrazeneca. Ky ishte vaksinimi që korrespondonte tenda. Nuk do doja tjetër vaksinë, jam shumë mirë. Nuk do isha vaksinuar nëse nuk do të ishte me detyrim.

Studentët në Elbasan

Në universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan, janë rikthyer në auditore studentët e qytetit. Ajo cfarë mund të thuhet është se pjesa më e madhe janë futur në ambientet e brendshme. Një pjesë e studentëve janë vaksinuar ditë më parë për shkak të detyrimit. Ndëqrkohë për Fax Neës janë shprehur edhe studentë të cilët ende nuk janë vaksinuar.

Vërehet se deri më tani nuk kalon numri i 120 studentëve të vaksnuar. Gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë tjetër që është vaksinuar. Një pjesë e tyre janë vaksinuar në qendrat shëndetësore. Është një numër i konsiderueshëm i studentëve të cilët nuk janë vaksinuar ndërsa nuk ka ndonjë vendim për këta të fundit. Një pjesë e tyre janë ulur në auditore ndërsa pjesa tjetër qëndron në ambientet e jashtme.

-Nuk e kemi bërë vaksinën. Do hyjmë si gjithë të tjerët që nuk e kemi bërë. Nuk e besoj ta bëj, nuk kemi ndërmend ta bëjmë. Nuk e dimë a do na pranojnë, në rast të tillë do mundohemi të bëjmë vaksinën skemi çfarë të bëjmë.

-Nuk kam dëshirë ta bëjmë. Nuk kam ndonjë informacion por nëse do të humbisja vitin do detyrohesha ta bëja.

Studentët në Gjirokastër

-Kam bërë vetëm një dozë në lagjen ku banoj.

-E kam bërë, vaksinën por vetëm dozën e parë. E kam bërë në qendrën shëndetësore, por nuk e kam marrë certifikatën e k ma harruar. E kam bërë me dëshirë se nuk më detyron dot njeri mua.

-I kam bërë të dyja dozat, e kam marrë edhe certifikatën me vete.

-E kam bërë vaksinën por vetëm sepse isha e detyruar.

Studentët në Durrës

Studentë të rinj të vitit të parë bachelor por edhe të viteve të tjera janë ende të paaqrtë sesi do të veprohet për këtë vit akademik pasi ka studentë të cilët janë paraqitur ditën e sotme pa test PCR apo certifikatë vaksinimi. Kanë qenë të shumë ata të cilët kanë deklaruar se nëse nuk do të lejohen në auditore të pavaksinuar, do të lënë shkollën.

Deri më tani nuk ka shifra konkrete të personave të vaksinuar. Megjithatë presim fjalën e rektores Kseanela Sotirofski e cila mund të na japë ndonjë numër konkret. Nga vëzhgimet në terren nuk është vënë re një shifër e lartë vaksinimesh pasi në ditë raportohen të jenë kryer 5-7 vaksina.

-Me shumë emocione por do e marr me sportivitet. Nuk e kam bërë vaksinën, absolutisht nuk do e bëja. Nuk do jem dakord të bëj as testin. Po qe kështu do e lë shkollën fare. Do gjej një rrugëzgjidhje por vaksinën nuk do e bëj.

-Nuk dua të bëj as vaksinën as testin, shumica nga ne nuk e përballojmë dot, mund edhe të lë vitin shkollor por vaksinën nuk do e bëjmë. Ne jemi ngritur edhe në protestë por prapë nuk kishte ndonjë ndryshim.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Shkodër, numri i studentëve të vaksinuar është shumë i ulët dhe nuk dihet sesi do të procedohet më tej.

Ndërsa në Vlorë nuk janë lejuar të hyjnë në auditore studentët e pavaksinuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re