Dy prej pacientëve, të cilët u transferuan ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhen në gjendje të rëndë.

Ato janë dy gra të moshës 50 dhe 56-vjeç, të cilat ndodhen në intubim. Ndërsa gjendja e një pacienti tjetër mashkull, që u transferua sot, paraqitet më e stabilizuar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 304. 16 persona kanë ndërruar jetë. Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 89. Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në Shkodër. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re